Sport
12 vjet më e madhe se Hakimi, divorci i aktores me lojtarin nuk ka lidhje me rastin e përdhunimit
Demokracia
22:26 | 29 Mars 2023

Share:

Duhet të keni dëgjuar që Ashraf Hakimi u fut në një skandal. Futbollisti i PSG-së akuzohet për përdhunim. Mbrojtësi vazhdon të luajë futboll dhe mori pjesë në fitoren e kombëtares marokene ndaj Brazilit.

Dukej se telashet u mbyllën, por gruaja e tij Hiba Abuk paraqiti kërkesën për divorc.

Po kush është Hiba Abuk?

Hiba ka lindur në Madrid më 30 tetor 1986, ajo është 12 vjet më e madhe se Hakimi. Vajza është me origjinë tuniziane, ndërsa prindërit e saj u transferuan në Spanjë nga Tunizia pothuajse menjëherë pas dasmës.

Në vitin 2010, ajo filloi një karrierë aktrimi, këtu përfshihen shtatë filma artistikë dhe tetë seri televizive.

Ashraf dhe Hiba u takuan në vitin 2018 kur Hakimi ishte ende duke luajtur për Borussia Dortmund. Në vitin 2020 ata u martuan, në të njëjtën kohë çifti pati një djalë, Amin. Në fund të vitit 2022, lindi i dyti, emri i tij ende mbahet sekret.

Pak ditë më parë, Hiba bëri një zgjedhje, duke mbështetur viktimën e përdhunimit. “Në jetën time kam qenë dhe do të jem gjithmonë në krah të viktimave. Nisur nga serioziteti i akuzave, nuk mund të shpresojmë vetëm për drejtësi”, tha aktorja.

Së shpejti çifti do të divorcohet, por duket se nuk është aspak skandali në të cilin është futur futbollisti. “Babai i fëmijëve të mi dhe unë vendosëm t’i jepnim fund marrëdhënies sonë martesore shumë përpara këtyre ngjarjeve. Kush do ta kishte menduar se pasi të kishim bërë kërkesën për divorc dhe të pushonim së bashku, përveç dhimbjes së ndarjes dhe shkatërrimit të familjes së cilës i kushtova gjithë jetën, do të më duhej të përballesha edhe me një turp të tillë? ka thënë Hiba. /Demokracia.com

Të ngjashme