Yllza Hasani, 12 vjeçarja nga Gjilani ka shënuar një sukses tjetër në muzikë.
Ajo e ka fituar cmimin ‘Grand Prix” në një festival në Itali të organizuar nga Asociacioni Botëror I Arteve Performuese.
Yllza Hasani e ka përfaqësuar Shqipërinë në këtë event.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Statusi i tij i plotë:
Edhe një sukses i madh i Yllzës në arenën ndërkombëtare.
Bija ime Yllza sot e ka fituar çmimin “Grand Prix” të festivalit të organizuar nga Asociacioni Botëror i Arteve Performuese, që u mbajt në Romë- Itali.
Në këtë event, Yllza në kategorinë e saj u shpall më e mira.
Bija ime në edicionin e tretë të këtij festivali e ka përfaqësuar Shqipërinë.
Ndjenja e gëzimit dhe krenarisë është e papërshkrueshme.
Bijë, gjithmonë do të jem në anën tënde!