Lajme
12 të vdekur nga rrëmuja në stadiumin e El Salvadorit
Demokracia
10:51 | 21 Maj 2023

Share:

Të paktën 12 njerëz vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën nga një rrëmujë që u shkaktua në një stadium futbolli në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador, të shtunën, raporton BBC.

Incidenti ndodhi gjatë një ndeshjeje midis ekipit vendas Alianza dhe ekipit Fas të Santa Anas në stadiumin “Monumental”.

Presidenti i vendit, Nayib Bukele, e përshkroi ngjarjen si “të paprecedentë” dhe theksoi se do të nisë hetimet.

Rrëmuja ndodhi siç shkruan BBC, pasi një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium edhe pse portat ishin mbyllur. Autoritet vendore besojnë se disa tifozëve u janë shitur bileta false dhe thanë se një hetim ishte duke u zhvilluar.

12 të vdekur nga rrëmuja në stadiumin e El Salvadorit (AP Photo/Milton Flores/0
12 të vdekur nga rrëmuja në stadiumin e El Salvadorit (AP Photo/Milton Flores)
12 të vdekur nga rrëmuja në stadiumin e El Salvadorit (AP Photo/Milton Flores)

https://twitter.com/theinformantofc/status/1660179157660180484

Të ngjashme