Lajme
12 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Demokracia
17:43 | 06 Qershor 2022

Share:

Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 188 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 12 qytetarë, në këto bashki:

8 në Tiranë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetar në Vlorë, Kolonjë.

Janë 292 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,626 që nga fillimi i epidemisë./Top Channel/

Të ngjashme