Lajme
12 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
14:37 | 11 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1 mijë e 898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas MSH-së gjatë 24-orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve, ndërsa janë shëruar 13 qytetarë, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 133. /Demokracia.com/

Të ngjashme