Lajme
12 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga COVID-19, 7 me oksigjeno-terapi
Demokracia
10:37 | 22 Mars 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 12 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika, raporton Demokracia.com.

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është shtatë, ndërsa dy raste janë në mjekimin intensiv.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 12 pacientë  nga Covid-19, 8 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 4 të tjerë post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë gjashtë pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive, 6 pacientë; Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë; Spitali i Pejës, 2  pacientë; Spitali i Gjakovës, 2 pacientë”, thuhet tutje në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme