Lajme
12 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga COVID-19, 10 me oksigjeno-terapi
Demokracia
09:21 | 15 Mars 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 12 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika, raporton Demokracia.com

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është 10, ndërsa katër raste janë në mjekimin intensiv.

“12 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 8 të tjerë post-Covid-19, po marrin  trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë 12 pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive, 12 pacientë; Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë;  Spitali i Gjilanit, 1 pacientë; Spitali i Pejës, 3 pacientë”./Demokracia.com/

Të ngjashme