Lajme
12 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Pejë
Demokracia
09:15 | 10 Shkurt 2021

Share:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 61 pacientë të infektuar me koronavirus. Prej tyre 47 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 2 janë në respirator (CPAP).

Nga spitali njoftojnë se 12 të tjerë po ashtu të infektuar me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 204 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./Demokracia.com

 

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/3700300646715009

Të ngjashme