7.Akademia e parë në botë ishte ajo e Platonit. Nxënës i tij ishte Aristoteli, i cili më vonë u bë mësues dhe shkencëtar. Platoni e themeloi Akademinë në vitin 387 p.e.s. Në hyrje të kësaj Akademie shkruhet: “Askush mos të hyjë në Akademi, nëse nuk di gjeometri”.
8.Kurora është simbol i vendeve me sistem monarkik në botë, që mbahet nga mbretëresha dhe që mbartet brez pas brezi në këto vende. Kurora për herë të parë u mbart nga mbretëresha e parë në Egjipt NEFERTITI, gruaja e faraonit Akhenaton. Poashtu, ky çift njihet edhe për ndërtimin e tempullit të parë monotheist në botë, me emrin AL-AMARNA.
9.Themeluesi i Turqisë moderne, Kemal Ataturku ishte një ndër liderët më me nam në rruzullin tokësor. Zhvillimi socio-kulturor dhe ekonomik e bën liderin më unik në botë. Karakteristikë e këtij lideri ishte ndërtimi i një shtëpie private në një kodër afër Ankarasë. Brenda shtëpisë janë të ekspozuara të gjitha sukseset e liderit në fjalë. Poashtu, brenda kësaj shtëpie gjendet edhe varri i tij. Qindra mijëra liderë botërorç ishin të pranishëm kur vdiq lideri modern turk.
10.Egjipti i lashtë njihej për pozitën e volitshme gjeografike, si dhe për zbulime sa të ndryshme, aq edhe misterioze. Kur vdisnin njerëzin, pranë varrit të tij viheshin gjëra në bazë të profesionit që kishte. Një studim i fundit tregon vdekjen e një muratori që kishte ndërtuar një nga piramidat e Gizës. Pranë varrit të tij u gjetën shumë vegla të ndryshme të dorës.
11.Kur flitet për duhanin, menjëherë mendojmë për dëmtimin e shëndetit që ai na bën. Pikërisht, duhani u soll pas luftës së dytë botërore nga SHBA-të në Europë. Nikotina (helm përbërës i duhanit) emrin e mori nga një diplomat francez Jean Nicote, i cili e zbuloi atë dhe në nder të tij e mori edhe emrin Nikotinë.
12.Inkasit e vjetër (Peruanët e sotëm) ishin popull politeist. Në kohën e perandorit Pashakutia, u bënin shumë nderime të vdekurve. Sa që në kohë të festave, të vdekurit nxirreshin nga varret dhe festonin bashkë me të gjallët. Pas rivarrimit të të vdekurve, iu jepnin me vete edhe gjësende më me vlerë. Mirëpo, në shekullin V pas Krishtit, në Peru është kthyer Kishtërimi Katolik.