Lajme
12 afganë po tentonin të futeshin në Kosovë, gjenden brenda rimorikios
Demokracia
16:20 | 04 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Terminalin Doganor në Han të Elezit, nga Maqedonia e Veriut, gjatë kontrollimit të një rimorkioje janë gjetur 12 persona shtetas nga Afganistani.

Sipas policisë rimorkio drejtohej nga shtetasi m/s/RKS,  me inicialet (A. N.), viti i lindjes (1983) nga Graçanica.

“Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani”, thuhet në komunikatë, shkruan Demokracia.com

Më tutje në komunikatë thuhet se në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant, dhe sipas policisë personat e identifikuar janë duke u trajtuar në bazë të ligjit për shtetasit e huaj në Republikën e Kosovës.

Komunikata e Policisë së Kosovës pa ndërhyrje:

Identifikohen 12 shtetas të huaj, të fshehur në një kamion me rimorkio që dyshohet se janë kontrabanduar

Prishtinë, më 4 shkurt 2021

Me datë 04.02.2021, rreth orës 04:00, në linjën hyrëse të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Han i Elezit, nga Maqedonia e Veriut ka ardhur Kamioni ngjyrë e bardhë me rimorkio me ngjyrë hiri të cilën e drejtonte shtetasi m/s/RKS,  me inicialet (A. N.), viti i lindjes (1983) nga Graçanica.

Nga ana e zyrtarëve policor mjeti është selektuar për kontroll me pajisje-kamera.

Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani.

Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor.

Në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj në Republikën e Kosovës./Demokracia.com

Të ngjashme