Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1 mijë e 562 teste të kryera janë regjistruar 316 raste të reja me COVID-19.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 681 pacientë, transmeton Alsat.
Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 11 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 1 milionë e 74 mijë e 79 raste, prej të cilëve 95 mijë e 410 janë shëruar, kurse 3 mijë e 206 kanë ndërruar jetë.
Në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka 8 mijë e 863 raste aktive.