Lajme
11 të vdekur dhe 305 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
16:45 | 28 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 533 teste të dyshuar për COVID-19 dhe nga këta 305 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 11 pacientë, ndërsa janë shëruar 167 persona.

Deri tani, që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 522 mijë e 518 testime për COVID-19, ku janë regjistruar plotë 102 mijë e 787 raste.

Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 3 mijë e 137 persona ndërsa kanë fituar betejën me të 91 mijë e 233 të tjerë. Numri aktual i personave aktivë me virusin është 8 mijë e 417./AlsatM

Të ngjashme