Lajme
11 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Demokracia
09:47 | 26 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Njëmbëdhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës u raportuan 4 raste të dhunës, tri raste në rajonin e Prizrenit, dy në atë të Ferizajt, dhe një në Gjakovë dhe Mitrovicë.

Në shumicën e rasteve cak i dhunës kanë qenë gratë.

Të gjitha rastet:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 25.03.2023 – 09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij që është me terapi pasi ka çrregullime psikike është bërë agresiv dhe ka filluar të bërtas nëpër shtëpi duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar pas trajtimit mjekësor në klinikën e psikiatrisë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Fushë Kosovë 23.03.2023 – 11:45. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj ish-bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Fushë Kosovë 25.03.2023-13:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se ka pas një mosmarrëveshje verbale dhe është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Graçanicë 25.03.2023-10:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj dhe e njëjta ka frikë të jeton me të njëjtin. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE

Shtërpce 25.03.2023-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur viktimën mashkull kosovar djalin e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 24.03.2023 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njejti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NE FAMILJE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE

Prizren 25.03.2023 – 10:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

· Prizren 25.03.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

· Suharekë 25.03.2023-19:17. Dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovar/e-bashkëshortë të dytë me çrregullime mendore janë intervistuar pasi që të njëjti kohë pas kohe ofendohen dhe sulmohen mes veti. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 25.03.2023 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë 25.03.2023-15:58. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme