Lajme
11 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga Covid-19, 7 me oksigjeno-terapi
Demokracia
10:57 | 18 Mars 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 11 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika, raporton Demokracia.com.

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është 7, ndërsa 2 raste janë në mjekimin intensiv.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 14 pacientë , 11 të  konfirmuar me Covid-19 pozitivë  dhe 3 të  negativizuar post- Covid. Me oksigjeno-terapi po trajtohen 7 pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë” , thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë 6 pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive, 6 pacientë; Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë; Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë ; Spitali i Pejës, 3 pacientë; Spitali i Prizrenit , 1 pacient”, thuhet tutje në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme