Lajme
11 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga Covid-19, 7 me oksigjeno-terapi
Demokracia
09:41 | 24 Mars 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 11 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika, raporton Demokracia.com

“Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është shtatë, ndërsa dy  raste janë në mjekimin intensiv.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 11 pacientë nga Covid-19. Në spitalet e përgjithshme  2 pacientë me Covid-19. Në QKUK 9  pacientë,  prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 dhe 4 post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë gjashtë pacientë me Covid-19.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme; Klinika Infektive, 6 pacientë; Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë; Spitali i Gjakovës, 2 pacientë”./Demokracia.com/

Të ngjashme