Lajme
11 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga COVID-19, 6 me oksigjeno-terapi
Demokracia
09:28 | 25 Mars 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 11 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika, raporton Demokracia.com.

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është gjashtë , ndërsa dy raste janë në mjekimin intensiv.

“11 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.  7 pacientë të konfirmuar me Covid-19,  4 post- Covid-19.Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë gjashtë pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive, 6 pacientë; Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë; Klinika  e Pediatrisë, 1 pacient; Spitali i Gjakovës, 2 pacientë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme