Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani kundër COVID-19 janë vaksinuar 808 mijë e 78 qytetarë.
Sipas MSH-së vetëm gjatë 24 orëve janë vaksinuar 11 mijë e 458 qytetarë, përcjell Demorkacia.com.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11 mijë e 458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808 mijë e 78 doza të vaksinës. Deri më sot 269 mijë e 312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Kosova sot ka regjistruar rekord të viktimave, gjithsej 36.
Ndërsa janë raportuar edhe 1 mijë e 630 raste të reja të infektuara me COVID-19./Demokracia.com/