Lifestyle
Ky trik shumë i thjeshtë do t’ua lehtësoj thurjen e gërshetave të ngjitura
Demokracia
18:48 | 27 Korrik 2021

Share:

Një vajzë në TikTok pati një ide gjeniale për gërshetat e njohura si “kurriz-peshk”. Harmony Miller, 18 vjeç nga Londra, publikoi një video për këdo që nuk di t’i thurë vetë gërshetat.

Ajo u shpreh se nuk e kupton pse nuk e ka bërë këtë gjë më parë. Ja si funksionon:

1. Hapi i parë është që të ndani flokët në mes dhe t’i krihni.
2. Pastaj kapni gjysmën e flokëve që të mos ju pengojnë.
3. Më vonë, merrni një tufë flokësh nga pjesa e përparme e flokëve dhe ndajeni në dy pjesë.

4. Përdridhini me njëra-tjetrën. Sa herë i përdridhni, merrni pak flokë në secilën pjesë.

5. Sapo të keni shkuar në pjesën e poshtme të flokëve, afër qafës, ndani flokët në tre pjesë dhe bëni gërshetin e zakonshëm.

Një truk i vogël për vajzat që nuk i bëjnë dot

 

Një truk i vogël për vajzat që nuk i bëjnë dot

 

Një truk i vogël për vajzat që nuk i bëjnë dot

 

Një truk i vogël për vajzat që nuk i bëjnë dot

Videoja e saj është parë më shumë se 25,000 herë dhe ka pothuajse gjysmë milioni pëlqime. Të shumtë janë njerëzit që e falenderojnë për këtë zgjidhje. “Ku ke qenë më parë?” shkruan dikush.

Për më shumë, ndiqni videon.

Të ngjashme