Lajme
104 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Demokracia
18:52 | 22 Gusht 2022

Share:

Në 24 orët e fundit janë kryer 358 testime në Shqipëri, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 104 qytetarë.

Në nivel vendi janë 3,583 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 312 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,876 që nga fillimi i epidemisë.

Të ngjashme