Kartëmonedhat në vlerë 100 euro dhe monedhat 2 euroshe prijnë numrin e rasteve në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë si parat të falsifikuara.
Milazim Tahirukaj, zëvendësdrejtor i kësaj agjencie, ka treguar se në periudhën janar-shtator kanë verifikuar 617 monedha si falso, ku ka dominuar ajo në vlerë 100 euro, apo 299 herë, pasuar nga 50-shja 144 herë dhe 500-shja në 74 raste.
Ai ka thënë se vërehet se ka një trend rritës të qarkullimit në treg të parave të falsifikuara.
“Jemi anëtarë të ekspertëve evropianë si agjenci. Edhe Komisionin Evropian e furnizojmë çdo tre muaj me statistika për qarkullimin e monedhave të falsifikuara. Me verifikimin e klasës, bëhet edhe identifikimi burgimit. Rastet më së shumti janë me origjinë nga Bullgaria, pastaj Italia…”.
“Sa i përket veprimtarive, edhe sipas përshkrimit të policisë, vendet me më potencial për t’u lëshuar paratë falso janë ato ku ka më tepër errësirë, si pompat e derivateve dhe klubet e natës”, është shprehur Tahirukaj.
Agjencia e Kosovës për Fornezikë, ka treguar Tahirukaj, se organizon trajnime me bankat komerciale në mënyrë që të lehtësohet verifikimi i parave falso.