Lajme
100 mijë doza Pfizer pritet të arrijnë të premten në Kosovë
Demokracia
11:33 | 26 Maj 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka konfirmuar se të premten në Kosovë pritet të arrijnë edhe 100 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që Vitia ka pasur me kryetarët e komunave të Kosovës, ku u diskutua lirimi i masave antiCOVID.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve. Po ashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-Kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.

Ndryshe, dje Unicef ka njoftuar se në ditët në vijim në Kosovë përmes programit COVAX Facility, do të arrijnë edhe mbi 100 mijë vaksina kundër COVID-19. /Demokracia.com/ 

LEXO EDHE:

Kosovës i vijnë mbi 100 mijë vaksina kundër COVID-19 gjatë kësaj jave

Të ngjashme