Lajme
“10 vjet e kemi kritiku Thaçin për zhdukjen e dëshmive në Polici, tash 10 vjet kemi me kritiku Kurtin për zhdukjen e mostrave të Deharit”
Demokracia
19:05 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Parim Olluri, drejtori i Gazetës Insajderi, ka thënë se Hashim Thaçi ishte kritikuar dhjetë vjet për zhdukjen e sasive të mëdha të drogës në dhomën e dëshmive në Polici.

“Kërkonim llogari se qysh e kanë leju me ndodh kjo”, shkruan Olluri, i cili thotë se tash “10 vjet tjera duhemi me kritiku Qeverinë Kurti” për arsyen se “qysh kane mujtë me leju zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit”.

Ndryshe, katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore janë pezulluar pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Kështu ka njoftuar ministrija e Drejtësisë në njoftim në Facebook, duke treguar edhe emrat e zyrëtarëve të suspenduar.

“Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të ngjashme