Lajme
10 vjet burgim për “vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”
Demokracia
16:34 | 02 Qershor 2023

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka shqiptuar 10 vjet burgim të akuzuarit me inicialet B.R. për veprën penale Vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Personit në fjalë në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, njofton Klan Kosova.

“I akuzuari B.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, të akuzuarit B.R në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, ndërsa i është vazhduar masa e paraburgimit me vendim të posaçëm nga gjykata”.

Të ngjashme