Lajme
10 viktima nga koronavirusi për 5 ditë në Shqipëri
Demokracia
19:53 | 08 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Brenda pesë ditësh, nga e hëna deri më sot, në Shqipëri janë shënuar 10 viktima nga COVID-19, derisa është rritur edhe numri i infektimeve ditore.

Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar se veç gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Rastet e reja të infektimeve vijojnë të jenë të larta edhe në 24 orët e fundit, pasi nga 2221 persona që kanë kryer testin 1001 prej tyre rezultuan pozitivë për virusin vdekjeprurës.

Aktualisht janë 5,644 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë, ndërkohë që 31 pacientë po marrin trajtim më të specializuar në spital.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i ka bërë sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të sezonit veror.

Të ngjashme