Lajme
10 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Demokracia
14:57 | 19 Shtator 2021
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njofrimi i plotë:

19 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.

Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.

Në total numri i rasteve aktive është 9.764./Demokracia.com/

Të ngjashme