Lajme
10 vendet më të pasura në botë
Demokracia
10:24 | 15 Mars 2022

Share:

Cili është vendi i parë që u vjen në mendje kur bëhet fjalë për vendin më të pasur?

Prodhimi i Brendshëm Bruto është një nga indikatorët kryesorë të ekonomisë për të matur begatinë e një vendi, por ajo nuk tregon të gjithë pasqyrën.

GPD për numër popullsie nga ana tjetër, tregon se ku është përqendruar më shumë pasuria.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Monako, vendi i vogël pas Vatikanit, qëndron krye sa i takon GDP-së për banorë.

Monako është vendi i parë që në vitin 1988 arriti 100 mijë dollarë për banorë të ardhura në vit. Për 2020, GDP për banorë ishte 159 mijë dollarë.

Bermuda është vendi i dytë në botë për GDP më të lartë për banorë. Nivelin prej 100 mijë dollarë, vendi me 63 mijë banorë, e arriti në 1999.

Luksemburgu që gjerësisht njihet si një vend shumë i pasur e ka arritur këtë nivel vetëm në vitin 2004.

Në listën e vendeve më të pasura bëjnë pjesë Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA.

Norvegjia është pjesë e 10 vendeve të para që prej vitit 1984, por u parakalua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në 1997.

Të ngjashme