Lajme
10 vende evropiane i heqin të gjitha kufizimet për udhëtarë
Demokracia
11:12 | 18 Prill 2022

Share:

Shumë vende evropiane kanë hequr të gjitha kufizimet e udhëtimit për udhëtarët, përfshirë edhe për ata nga vendet e treta, pas uljes së rasteve me Covid-19.

Deri më tash janë 10 vende të BE-së që nuk kanë asnjë masë kufizuese në fuqi, përcjell Demokracia.com.

Danimarka, Hungaria, Çekia, Islanda, Letonia, Norvegjia, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Suedia tashmë nuk e kanë asnjë masë kufizuese në fuqi, por kësaj liste pritet t’i bashkohet dhe Greqia.

Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris, ka konfirmuar se masat kufizuese do të hiqen së shpejti dhe hyrja e lirë do të mundësohet prej datës 2 maj.

Udhëtarët nga vendet jo anëtare të BE-së mund të hyjnë pavarësisht statusit të vaksinimit.

Atyre nuk do u kërkohet certifikatë për vaksinimin, shërimin apo testim.

Për të udhëtuar nevojiten vetëm dokumente identifikimi si pasaporta dhe viza, nëse është e nevojshme. /Demokracia.com/

Të ngjashme