Lajme
10 të vrarë e deri në 35 të plagosur nga sulmet në Dnipro
Demokracia
13:36 | 27 Maj 2022

Share:

Dhjetë persona janë vrarë dhe deri në 35 persona janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa ruse kundër një baze të Gardës Kombëtare në distriktin Dnipro, sipas kreut të Qendrës së Mbrojtjes Territoriale, Hennadiy Korban.

Ai ka thënë se tre raketa u lëshuan nga rajoni Rostov i Rusisë, raporton BBC.

Më herët, u raportuar se shpëtimtarët po kalonin nëpër rrënoja për të kërkuar njerëz pasi u dëgjuan shpërthime gjatë natës.

Të ngjashme