Lajme
10 të vdekur dhe 333 raste të reja në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
15:37 | 07 Mars 2021
Foto Ilustrim

Share:

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 2 mijë e 529 teste të kryera janë regjistruar 333 raste të reja me COVID-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 268 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 10 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 107 mijë e 163 raste, prej të cilëve 94 mijë e 729 janë shëruar, kurse 3 mijë e 195 kanë ndërruar jetë.

Vendi aktualisht ka 9 mijë e 239 raste aktive.

Të ngjashme