Lifestyle
10 shenja që tregojnë se po përjeton depresion edhe pa u ndjerë i trishtuar
Demokracia
10:50 | 11 Gusht 2023

Share:

Kemi të gjithë një model në kokë të një njeriu me depresion. Mendojmë që janë njerëz gjithmonë të trishtuar, që ndihen vazhdimisht keq, të trishtuar, që qajnë dhe e shfaqin dëshpërimin në çdo moment. Por ja që realiteti nuk është ky.

E vërteta është se simptomat e depresionit ndryshojnë shumë, kjo është arsyeja pse dikush mund të postojë selfie pa pushim në Instagram dhe njëkohësisht të jetë duke përjetuar momente depresive.

Pandemia e koronavirusit e ka nxitur këtë gjendje. Por nëse nuk e keni përjetuar kurrë më parë, mund të jetë e vështirë ta identifikoni sepse mund ta ngatërroni me ndjenjën e trishtimit.

Huffington Post u konsultua me disa ekspertë të shëndetit mendor për të ndihmuar në nxjerrjen në pah të disa shenjave që mund të tregojnë gjendje depresioni – edhe kur trishtimi nuk duket.

Të pushton një lodhje e përgjithshme, që nuk duhet ngatërruar me pasivitetin nga pandemia

Oreksi ndryshon në mënyrë drastike. Mund të hash më shumë se zakonisht, ose më pak. Ndonjëherë ke mungesë të theksua oreksi.

Lehtësisht i irritueshëm dhe agresiv.

Zakonet shoqërore kanë ndryshuar në mënyrë delikate. Kur nuk ke asnjë dëshirë të takosh miqtë që dikur mezi prisje t`i takoje.

Kur të mungojnë energjitë edhe për t`u kujdesur për veten. Për shembull s`ke fuqi dhe dëshirë as për dush e as të lash dhëmbët.

Kur punon shumë. Më shumë se zakonisht.

Kur përjeton periudha të gjata stresi.

Kur libido (dëshira seksuale) është në nivele të ulëta.

Zakonet e gjumit kanë ndryshuar.

Jeni jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj refuzimit.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024