Lajme
10 sëmundje që shkakton ajri i ndotur
Demokracia
10:57 | 10 Shkurt 2024

Share:

Ndotja e ajrit është një rrezik i madh për shëndetin e njerëzve, kafshëve, bimëve por edhe mjedisin, ne fatkeqësisht e injorojmë.

Më poshtë është një listë me 10 sëmundjet të shkaktuara nga ndotja e ajrit:

-Sëmundjet të zemrës dhe enëve të gjakut, të cilat zënë vendin e parë në komunitet.
-Kancere të ndryshme, Tirana po kalon edhe disa qytete të superindustrializuara të Kinës, për nga numri i tyre.
-Sëmundje neurologjike, goxha të shtuara.
-Sëmundje të mushkërive, të cilat janë rritur frikshëm.
-Sëmundje të sistemit tretës
-Sëmundjet e veshkave
-Sëmundjet e mëlçisë
-Sëmundjet e lëkurës
-Sëmundje të sistemit riprodhues (gjenitale).
-Keqformime embrionale, fetale.

Pasojat janë të shumta në planin social e ekonomik, pasi këta të sëmurë kërkojnë përkujdesje të shtuar, shpenzojnë para nëpër klinika e spitale dhe mungojnë në punë. Madje edhe kur punojnë kanë rendiment të ulur.

Në biseda me miq ndjej një indiferentizëm absurd rreth ndotjes në rritje në Tiranë për shkak të trafikut, makinave të vjetra në qarkullim, rrugëve të bllokuara, ndertimeve kaotike etj.

Po mirë more Ilir, më kthehen disa (duke e injoruar problemin) edhe më parë ka patur ndotje ajri në Tiranë.

Po miq ka patur, por kjo nuk na jep të drejtë të jemi indiferentë për shëndetin tonë e sidomos të fëmijëve të cilët vuajnë, sëmuren e në disa raste vdesin vetëm nga indiferenca jonë.

Miq lërini mënjanë llogoret politike, mendoni për shëndetin e vetes tuaj, prindërve e sidomos të fëmijëve.

Të ngjashme