Lifestyle
10 sekrete të kujdesit të lëkurës për të cilat do thuash “si s’m’i kanë treguar më parë”!
Demokracia
08:21 | 18 Prill 2025

Share:

Kujdesi për lëkurën shpesh është një fushë e mbushur me informacione të panumërta, por ka disa sekrete që mund të të shpëtojnë. Zbulo disa truke të thjeshta që do të të ndihmojnë të arrish rezultate të jashtëzakonshme!

1. Bëj prioritete të zgjuara

Nëse ke buxhet të limtiuar, siguro gjërat më të rëndësishme. Larësi, hidratanti dhe kremi me SPF janë çelësi. Përdor gjithmonë krem me SPF, është metoda më e mirë antirrudhë. Bli atë në vend të një kremi qafe të shtrenjtë.

2. Është OK të injorosh udhëzimet!

Udhëzimet e produkteve janë shkruar për një përdorues mesatar, por ajo mund të mos të të japë ty rezultatin më të mirë. Për shembull shpesh thuhet të aplikosh kremin e syrit tek orbita rreth syrit. Kjo është OK nëse je e re dhe maksimumi ke rrathë vetëm poshtë syve.

Por nëse je më e madhe në moshë, vendose kremin pikërisht aty ku ke problemin, poshtë syve, mbi kapakun e syve, ashtu si dhe anash syrit. Dhe në fund të ditës bëj atë që të jep më shumë rezultat.

3. Mos hiq dorë

Jemi të paduruara dhe zhgënjehemi kur kremrat që supozohet të na bëjnë të dukemi më të reja nuk e bëjnë diçka të tillë. Duhet të paktën një muaj përdorimi të rregullt që të shihni rezultate.

4. Shfrytëzo makeup-in për të zbuluar ç’lëkurë ke

Shumë gra mendojnë se kanë lëkurë të thatë nga mungesa e yndyrës, kur në fakt lëkura është e dehidratuar, pra ka mungesë uji. Për të kuptuar diferencën, shiko si reagon lëkura jote nga fondatina.

Nëse lëkura është e dehidratuar, grimi mblidhet dhe futet brenda shenjave të mimikës apo rrudhave. Nëse është e thatë nga mungesa e yndyrës, grimi fshihet shpejt.

5. Paguaj për produkte të testuara!

Produkte antirrudhë si lipozomet, peptidet dhe retinoli ia vlejnë paratë. Por nëse do lëkurë të butë dhe të shëndetshme, mund ta arrish me një hidratant të mirë.

6. Rezultate më të mira duke dyfishuar dozën

Ndihesh sikur zona poshtë syve po plaket shpejt? S’ke pse investon me një krem të shtrenjtë, thjesht dyfisho dozën e produkteve që përdor. Apliko serumin ose hidratantin në zonën e syve, pastaj apliko kremin e syve sipër. Duhet të shohësh rezultat brenda tre netësh. Nëse jo, bli një krem më të mirë sysh herën e ardhshme.

7. Shmang produktet që janë për të gjitha llojet e lëkurave

Është OK nëse po ble produkte më të lira për trupin, por kur bëhet fjala për fytyrën, markat e këtyre kremrave po përpiqen thjesht të fitojnë, pa dhënë asnjë rezultat. Nëse do të shohësh rezultat të vërtetë shiko përtej etiketave të kremrave, zbulo cfarë do lëkura jote dhe bli produkte të bëra enkas për të.

8. Shiko nëse nevojat e lëkurës tënde po ndryshojnë

Nëse e ke trajtuar fytyrën për thatësinë dhe ndjeshmërinë, me gjasa mund të mos jetë më e tillë. Mund të marrësh më shumë përfitime nëse ble një formulë më të lehtë dhe më pak vajore, mbi të gjitha sepse jemi në pranverë dhe lëkura ka më pak shanse të thahet.

9. Bëj më shumë scrub me kalimin e viteve

Për vajzat e reja rekomandohet të bëhet scrub një herë në javë, sepse scrub-i stimulon yndyrën në lëkurë dhe mund të shkaktojë akne. Gratë kanë pikërisht nevojë për më shumë yndyrë në fytyrë për të shmangur krijimin e rrudhave.

10. Ji skeptike për formulat e “lëkurave të ndjeshme”

Çdo produkt mund të thotë që është për lëkurë të ndjeshme, por s’ka përcaktim ligjor dhe asnjë garanci që s’do të të shkaktojë reaksion. Shumë marka e përdorin këtë përcaktim sepse duan që sa më shumë njerëz t’i blejnë.

Të ngjashme