Lajme
10 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga COVID-19, 6 me oksigjeno-terapi
Demokracia
09:42 | 17 Mars 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 10 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika, raporton Demokracia.com.

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është 6, ndërsa 2 raste janë në mjekimin intensiv.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekëso nga Covid-19 po marrin 26 pacientë, 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 6 të tjerë post-Covid. Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë 8 pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive, 8 pacientë; Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë; Spitali i Prizrenit, 1 pacient; Spitali i Pejës, 3 pacientë”./Demokracia.com/

Të ngjashme