Lajme
10 milionë vende të reja pune u krijuan gjatë administratës Biden, rrogat vazhdojnë rritjen
Demokracia
11:27 | 05 Nëntor 2022

Share:

261 mijë vende të reja punë janë krijuar gjatë muajit tetor në SHBA, duke e çuar në 10 milionë numrin e vendeve të reja të punë, që nga fillimi i mandatit të presidentit Joe Biden.

Shkalla e papunësisë ka rënë në një nivel historikisht të ulët, me 3.7 për qind. Numri i njerëzve me ngjyrë dhe hispanik të papunë po ashtu ka rënë.

Ekonomistët fillimisht kishin pritur një rritje prej 200 mijë vendesh pune.

Kjo rritje nënkupton se ka afërsisht 1.9 vende pune për çdo të papunë, transmeton Klankosova.tv.

Pagat po ashtu janë në rritje të shpejtë, një shenjë se një treg i fortë i punës po u jep atyre mundësinë për paga më të mira. Fitimet mesatare për orë u rritën me 4.7 për qind gjatë këtij viti.

Të ngjashme