Të paktën 10 kosovarë kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti në Kroaci, derisa po vinin me autobus nga Gjermania për në Kosovë.
Pas kësaj tragjedie, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka telefonuar kryeministrin kosovar, Albin Kurtin, të cilit i ka shprehur ngushëllimet, përcjell Demokracia.com.
Kjo është bërë e ditur nga Qeveria Kroate përmes një shkrimi në llogarinë e tyre në Twitter.
“Pas aksidentit të tmerrshëm kryeministri Plenkovic ka biseduar me kryeministrin Kurti të cilit i ka shprehur ngushëllimet dhe urimin për shërim më të shpejtë për personat e lënduar. Kroacia mendon për familjet e viktimave dhe popullin e Kosovës. Punonjësit shëndetësorë po bëjnë më të mirën e tyre për të lënduarit”, thuhet në njoftim.
Kompania e autobusit që është përfshirë në aksident e ka konfirmuar rastin për mediat në Kosovë, megjithatë nuk kanë dhënë detaje.
Sipas raporteve të para, në autobusë ka pasur dy shoferë dhe mësohet se e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin pasi ndaluan në Zagreb. Njëri prej tyre, ka ndërruar jetë./Demokracia.com/
LEXO EDHE:
LEXO EDHE:
Reagon kryeministri i Kroacisë pas aksidentit të autobusit nga Kosova, që la të vdekur 10 persona