Sport
10 ditë pas humbjes, Joshua rikthehet në palestrën ku nisi karrierën
Demokracia
13:03 | 30 Gusht 2022

Share:

Boksieri britanik Anthony Joshua nuk humbet kohë dhe, 10 ditë nga sfida e humbur ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, i është rikthyer palestrës. Ish-kampioni I botës në peshën e rëndë ka postuar një foto nga palestra, duke komentuar.

“Shumë larg fundit”, shkruan Joshua, që nuk arriti të fitojë revanshin ndaj Usyk dhe të rikthehet kampion bote. Ai humbi revanshin me vendim jo-unanim të gjyqtarëve, duke pësuar humbjen e tretë në karrierën e tij.

Joshua e vuajti shumë psikologjikisht këtë humbje dhe ka kërkuar të rikthehet në ring brenda këtij viti. “U riktheva aty dhe nga ku nisi gjithçka. E dua shumë këtë sport”, komenton më tej boksieri britanik.

Britaniku duket në një humor më të mirë në këtë foto dhe gati të rinisë gjithçka nga e para për t’u rikthyer në majë. Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të duelojë sërish dhe se cili mund të jetë rivali i tij i ardhshëm. /Demokracia.com

Të ngjashme