ShowBiz
10 burra të armatosur thyejnë shtëpinë e Loredanës, reperja publikon pamjet
Demokracia
16:44 | 08 Korrik 2021

Share:

Të martën, më 5 korrik, në shtëpinë e Loredanës kanë hyrë 10 persona të armatosur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë rep-artistja, e cila ndër të tjera ka treguar se ajo ishte në shtëpi gjatë kohës kur u krye plaçkitja, shkruan Demokracia.com.

“10 burra hynë në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë ‘hard drive’-t e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falënderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi”, ka shkruar reperja në InstaStory.

Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik së fundmi kanë lansuar këngën e tyre “Oh Digga” e cila është pjesë e albumit “No Rich Parents”. /Demokracia.com/

No description available.

No description available.

Të ngjashme