Lifestyle
10 arsye pse mund të keni djegie vaginale pas seksit
Demokracia
23:03 | 28 Prill 2022

Share:

Në ndonjë periudhë kohore, ju mund të vëreni se disa gjëra duken pak më ndryshe…nën pjesën e belit, pasi të keni marrëdhënie seksuale. Pasi ta vëreni këtë, është mëse normale të pyesni veten nëse gjithçka është në rregull, ose në qoftë se ky ndryshim meriton kujdes mjekësor. Këtu nënkuptohet se të gjithë prej nesh dëshirojmë të kemi vagina të shëndetshme, apo jo?

1. Nëse keni përdorur lodra seksi, mund ta keni prej tyre

Janë interesante derisa nuk shkaktojnë probleme. Arsyeja pse lodrat mund të shkaktojnë djegie të vaginës nis nga materiali i tyre, që mund t’ju acarojë lëkurën ose thjesht t’ju bëjë alergji. Një tjetër opsion është: s’i keni pastruar siç duhet pas përdorimit të fundit.

2. Mund ta ketë fajin edhe detergjenti i rrobave që përdorni

Detergjentët mund ta acarojnë zonën intime dhe të shkaktojnë djegie apo skuqje. Nëse kjo ndodh, lahuni me ujë, kamomil dhe shmangni produktet që rekomandohen për zonat intime apo parfumet.

3. Mund të jetë prej të brendshmeve

Tangat përgjithësisht acarojnë vaginën, gjë që shkakton skuqje dhe djegie. Jo vetëm që nuk do të ndiheni rehat, por acarimi kronik mund të çojë në rritjen e baktereve të cilat bëhen përgjegjëse për infeksione të ndryshme vaginale apo të urinës. Kjo, është një prej arsyeve pse ndjeni kryesisht djegie pas seksit.

4. Mund të lidhet edhe me stresin

Stresi ndikon në shumë funksione të trupit, përfshi këtu edhe hormonet. Si rezultat i kësaj mund të ndjeni tharje të vaginës, gjë e cila pas aktit seksual shkakton djegie. Sigurohuni të përdorni lubrifikues mjaftueshëm.

5. Mund ta keni edhe nga tamponët tuaj

Nëse s’e keni vendosur siç duhet, apo e keni mbajtur më shumë seç duhet, do të ndjeni djegie vaginale.

6. Produktet që jeni duke përdorur

Produktet që përdorni janë shkaku më i përhapur i djegies së vaginës gjatë apo pas seksit. Dëgjojeni për të 1000000000 herë: Mos vendosni sapunë në vaginën tuaj!

7. Mund t’jua shkaktojë kondomi

Prezervativët që përdorin partnerët tuaj mund të jenë arsyeja e djegies vaginale, prandaj merreni në konsideratë.

8. Mund të jetë nga ndryshimi hormonal

Ulja e nivelit të estrogjenit, mjekimet e ndryshme që mund të merrni, etj ndikojnë në thatësirën vaginale dhe rrjedhimisht shkaktojnë djegie.

9. Mund të jetë infeksion

Infeksioni vaginal në shumë raste të krijon ndjesinë e djegies gjatë seksit, masturbimit, etj, etj. Nuk është një simptomë që i ndodh të gjithëve, por ndodh.

10. Mund të jetë prej llojit të seksit që po bëni

Mund të ndodhë thjesht prej pasionit dhe seksit “të ashpër” që keni kryer së fundmi. Seksi i egër mund të lërë me pasoja dhe djegia vaginale është një prej tyre.

 

Të ngjashme