Lajme
Dhurata e Kinës për Serbinë: 1 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit
Demokracia
17:20 | 17 Janar 2021

Share:

Serbia ka pranuar 1 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit të zhvilluar nga kompania kineze Sinopharm.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar dhe ambasadorin kinez në Serbi, Chen Bo, e kanë pranuar dërgesën në Aeroportin “Nikola Tesla”.

Vuçiç ka deklaruar se 19.500 doza të tjera të vaksinës të zhvilluara nga Pfizer/BioNTech do të mbërrijnë të hënën, ndërsa 250.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik V të Rusisë do të mbërrijnë të martën.

“Me këto doza, ne do të vaksinojmë 500.000 njerëz që është një hap i madh përpara”, ka deklaruar Vuçiç, duke shtuar se ai do të pranojë vaksinën në shtatë ose tetë ditët e ardhshme.

Vuçiq e ka falënderuar presidentin kinez Xi Jinping dhe ambasadorin kinez për dërgimin e vaksinës.

Deri më tani, 20.500 njerëz janë vaksinuar kundër koronavirusit në Serbi. /Demokracia.com/

Të ngjashme