Lajme
1 milion bletë për një qytet më të gjelbër – Të afta të polenizojnë 3 miliardë lule çdo ditë
Demokracia
18:16 | 20 Prill 2021

Share:

Mbi 200 tonë CO2 janë kursyer për t’i sjellë 1 milion bletë në Milano.

Projeki u promovua nga një iniciativë nga Donna Moderna si pjesë e projektit #BeeGreen, nisur nga revista me temën e qëndrueshmërisë dhe biodiversitetit urban.

Parashikohet mbjellja e 17 koshereve të reja për të lejuar që të jetojnë mbi 1 milion bletë, të afta të polenizojnë 3 miliardë lule çdo ditë dhe nesër, në me rastin e Ditës së Tokës, familja e fundit e bletëve do të futet në kosheret e Cascina Merlata.

Me këtë projekt, sipas një shënimi, Donna Moderna me Green Island janë angazhuar për mbrojtjen e një specie, tani gjithnjë e më shumë në rrezik, themelore si për mbrojtjen e biodiversitetit dhe rolin e tyre si roje të mjedisit.

Të gjitha kosheret janë të dizajnuara nga artistë ndërkombëtarë, të pikturuara me dorë nga artizanë vendas dhe të bëra në eko-dizajn me materiale të ripërdorura. /ANSA/

Të ngjashme