Lajme
1 mijë e 977 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
Demokracia
10:13 | 14 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka gjobitur 1 mijë e 977 qytetarë për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Në raportin e Policisë po ashtu bëhet e ditur se gjatë të hënës janë shqiptuar edhe 1 mijë e 379 gjoba për mos respektim të rregullave në trafik, përcjell Demokracia.com.

Po në 24 orët e fundit janë arrestuar 35 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe 9 në vuajte të dënimit.

Kujtojmë se që nga 30 gushti kur edhe kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID-19, dhe policia ka shqiptuar mijëra gjoba për qytetarët.

Masa të reja antiCOVID-19 u morën edhe të dielën nga Qeveria e Kosovës përshkak të rritjes së numrit të rasteve të vdekjes dhe rasteve pozitive me koronavirus./Demokracia.com/

Të ngjashme