Lajme
1.90 euro për litër, rekord i ri në çmimin e naftës-LDK dorëzon kërkesë për debat
Demokracia
12:25 | 13 Qershor 2022

Share:

Çmimi i naftës këtë mëngjes e ditës se sotme ka shënuar rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sot do të dorëzojnë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së.

Abdixhiku ka shkruar se sot bëhen 100 ditë nga propozimi ynë i parë për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale.

“Ky propozim është refuzuar e po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit. Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim. Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, ka shkruar ai.

Nafta dhe benzina vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet sot

Edhe deputeti, Besian Mustafa ka treguar se ka paraqitur sot kërkesën për debat parlamentar mbi masat konkrete që kemi dhënë

“Mosveprimi i Qeverisë mbi rritjen e çmimeve përbën krim ndaj qytetarëve dhe familjeve kosovare! Në emër të GP LDK, me përkrahjen e kolegëve, kam paraqitur sot kërkesën për debat parlamentar mbi masat konkrete që kemi dhënë LDK-ja, sot e 100 ditë më parë, për t’i përkrahur qytetarët tanë të përballojnë rritjen enorme të çmimeve”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024