Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.187 raste pozitive me koronavirus, nga 3.022 testime të kryera.
Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 613 pacientë, derisa në total numri i rasteve aktive tash është 9.820.
Gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar 185 persona.
Deri më tani, me dozën e parë janë vaksinuar 903.842 persona, me të dytën 824.123, me të tretën 104.442, ndërsa me dozë të katërt 1.139.