Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njeriu më i zëshëm që nuk la gur pa lëvizur për mos-themelimin e “Zajednicës” gjatë kohës sa ishte në opozitë, u dorëzua dhe e pranoi themelimin e Asociacionin nga ulësja e foltores së Kuvendit të Kosovës.
Kurti paraqiti gjashtë parakushte për themelimin e “Zajednicës”, një nga këto të jetë në përputhje me Republikën e Kosovës.
“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato… normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm.” – tha mes tjerash, kryeministri i Kosovës.
“Asociacionim i komunave i dalur në parim nga marrëveshja Thaçi-Daçiq, si një mekanizëm i tillë nga Kosova mund të konsiderohet me këto kushte:
Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës; Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik; Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave cfarëdo të drejta për serbët në kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi; Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen; Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së; Dhe e fundit, Vuçiqi të tërheq letrat mosnjohëse që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian”, tha më pas Kurti në fjalën e tij.