Lajme
​Zyrtari: Situata në Mariupol e vështirë, ushtria ukrainase nuk do ta dorëzojë qytetin
Demokracia
15:07 | 03 Mars 2022

Share:

Situata në qytetin e Mariupolit në Ukrainën jugore “mbetet e vështirë”, tha një zëdhënës i Gardës Kombëtare të Ukrainës për CNN të enjten, duke theksuar megjithatë se ushtria “nuk do ta dorëzojë qytetin”.

“Ushtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës, së bashku me Forcat e Armatosura, vazhdojnë të mbrojnë qytetin. Ushtria ukrainase nuk do të dorëzojë qytetin dhe do të godasë forcat okupuese. Ushtria gjithashtu do të vazhdojë të shkatërrojë grupet e sabotimit të armikut në periferi të Mariupolit”, tha zyrtari.

Sipas tij, forcat ruse kanë bombarduar vazhdimisht qytetin, me objektivin e shkatërrimit të infrastrukturës – duke përfshirë rrjetin hekurudhor të qytetit.

“Granatimet po ndodhin edhe në drejtim të ndërtesave të banimit, shkollave dhe kopshteve”, tha ai.

Më herët të enjten, nënkryetari i bashkisë së qytetit Sergei Orlov tha gjatë një interviste në New Day të CNN se Mariupol ishte përballur 26 orë me bombardime të vazhdueshme, duke e përshkruar situatën si “kritike”.

Të ngjashme