Lajme
​Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë
Demokracia
09:16 | 11 Gusht 2022

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhdukur një vajzë e mitur në Prishtinë.

Rastin në polici e ka paraqitur babai i së miturës, teksa raportohet se nuk dihet vendndodhja e saj.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.

“Rr. Laura Shmani, Prishtinë 10.08.2022-02:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme