Lajme
​Zelensky thotë se me Biden biseduan për sanksione të reja kundër Rusisë
Demokracia
18:39 | 30 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se ka pasur një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Joe Biden, për sanksionet e reja kundër Rusisë.

“Sapo përfundova një bisedë gjysmë ore me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Së bashku kemi vlerësuar situatën në fushën e betejës dhe në tryezën e bisedimeve. Ne folëm për një paketë të re sanksionesh dhe për shtrëngimin e masave ekzistuese ndëshkuese”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ai shtoi se u diskutua edhe për mbështetjen në mbrojtjen e Ukrainës, si dhe për ndihmën makro-financiare dhe humanitare.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024