Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 18-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll, ku të gjitha skuadrat vendase shënuan fitore.
Skuadra e Golden Eagle Yllit që po vazhdon ta kryesojë renditjen tabelare triumfoi ndaj Prishtinës me rezultat 85-79.
Skuadra me efektshmerinë më të lartë në Superligë është Trepça, me 1925 pas 18 ndeshjeve.
Skuadra me mesataren më të lartë të pikëve është Prizreni 16 me 96.31 për ndeshje, e pasuar nga Peja me 90.64 dhe Trepça me 88.67.
Kërcime më së shumti ka Rahoveci. Vreshtarët kanë mesatare prej 43.31 për ndeshje, Prizreni 16 me 42.85 dhe Bashkimi me 42.28.
Më së shumti asistime për ndeshje ka Prizreni 16 me 22.92 për ndeshje, duke u pasuat nga Sigal Prishtina me 22.83 për ndeshje dhe Rahoveci me 22.31.
Sa i përket topave të vjedhur prin Golden Eagle Ylli me 9.14 për ndeshje, Sigal Prishtina me nëntë dhe Drita me 8.89.
Mitrovicasit prijnë edhe me bllokada, me mesatare prej 3.39 për ndeshje, Rahoveci me 2.85 dhe Prizreni 16 me 2.69.
Skuadra nga Suhareka është në kuotën e 32 pikëve në vendin e parë, e ndjekur nga Trepça me 30 pikë si dhe Peja në vendin e tretë më 29 pikë.
Në vendin e katërt renditet Sigal Prishtina me 27 pikë, aq sa ka edhe Prizreni-16 në vendin e pestë, kurse në tri vendet e fundit renditen Bashkimi me 26 pikë, Rahoveci me 21 dhe Drita me 18 pikë. /Demokracia.com