Lajme
​Vetura e policisë sulmohet me gurë në Zubin Potok
Demokracia
10:10 | 14 Prill 2022

Share:

Njësiti policor derisa ishte në patrullim, persona të pa njohur kanë gjuajtur me gur në drejtim të veturës zyrtare të policisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kopilovicë të Zubin Potokut, ku si pasojë e kësaj janë shkaktuar dëme materiale në veturën zyrtare.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime.

“Zubin Potok 13.04.2022 – 06:30. Raportohet se persona të pa njohur kanë hedhur (vendosur) në rrugë pjesë metalike me skaje të mprehta, më qëllim që automjeteve t’ju shpohen gomat. Si provë materiale janë mbledhur dhe konfiskuar 46 copë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme