Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka mohuar akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për përfshirjen e Kievit rreth kërcënimeve me bombë në fluturimet e pasagjerëve drejt Rusisë.
Zëdhënësi i MPJ-së, Oleg Nikolenko tha se këto janë akuza të pabaza.
Nikolenko ka theksuar se deklaratat e Vuçiqit për përfshirjen e pretenduar të Ukrainës në kërcënimin me bombë në aeroplanët që fluturonin nga Serbia në Rusi ishin “të pasakta”.
Ai gjithashtu tha se ishte i zhgënjyer që Serbia ende nuk i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
“Ne mund t’i japim fund luftës me sanksione dhe me unitet nga bota demokratike. Ne i bëjmë thirrje Beogradit të ngrihet për të vërtetën dhe të mbështesë plotësisht Ukrainën dhe vlerat mbi të cilat bazohet një Evropë e bashkuar demokratike”, tha Nikolenko.
✅@OlegNikolenko_: «#Vučić‘s allegations about UA being involved in anonymous reports about #mining #Serbian planes flying to Russia are untrue». ⚠ Russian media were spreading fakes about “#UA call centres for telephone #terrorism in #RU». Vučić’s false claims help promote it. pic.twitter.com/fezlVIqCfN
— Stop Fake (@StopFakingNews) April 18, 2022